Shërbimet AOI

Our Blog post image goes here

Shërbimet bazë 

Duke qënë një lider në ofrimin e shërbimeve të Open Innovation, rrjeti i AOI, ofron  shërbime dhe zgjidhje të plota të cilat reduktojnë risqet nëpërmjet aksesit dhe zgjidhjeve të reja të dijes, kapaciteteve dhe me vlerë. Shhërbimet bazë të AOI,  duke mundësuar shërbime të plota për klientët, ju mundëson të lidheni me rrjetin rajonal dhe europian për të zhvilluar programe innovative të cilat rrisin burimet e brëndëshme dhe zgjerojnë avantazhet konkuruese.

Rrjeti bazë i shërbimeve të AOI, lidh kompanitë që kërkojnë inovacione për zgjidhjet më të arrira, kapacitete dhe partner në të gjithë globin.

Duke aplikuar metodologjinë, “arrije, gjej, selekto dhe fokusohu”, ne ju mundesojmë juve të të gjeni zgjidhje për sfidat innovative , pavarësisht në se ato janë të përcaktuara ose ne fazën e ideve të tyre. Ne do të arrijmë që shërbimet tona bazë të jenë instrumenti më i fuqishëm I përdorur gjerësisht për kërkuesit e open innovation të industrisë bashëkkohore.

Arrijmë- duke artikuluar nevojat tuaja në një mënyrë të tillë që të zgjerojë potencialin për zgjidhje të arrira dhe të kualifukuara nëpërmjet komunitetit ndërkombëtar të komunitetit innovative.
Gjejmë: krjojmë nje ambjent orfuesish të zgjidhjeve për secilin lloj kërkesash që përfshijnë innovatorët në sektorët përkatëse të industrisë dhe specifikimeve teknike.
Selektojmë: Vlerësojmë dhe peshojmë propozimet mbi cilësinë e tyre dhe faktin se sa ja vlejnë me qëllim që të arrijmë zgjidhjen më të mirë të kërkuar.
Fokusohemi: Nëpërmjet veprimtarisë sonë ofrojmë shërbimin i cili ju fokuson në zgjidhjen e duhur në terma afatgjatë, duke e fasilituar të gjithë procesin.

AOI si Skaneri i Teknologjisë

Të angazhohesh në aplikimin e teknologjive të reja është një sfidë. Duke qënë se shpejtësia me të cilën përparojnë teknologjitë në kohën e sotme, të bësh zgjedhjen e duhur është një mission i vështirë.  AOI, ofron për ju analizë të thellë, përshkrim të teknologjisë dhe ndihmon të bëni vendimmarrjen  më të saktë të mundur në ndjekje të tregjeve të reja, teknologjive në rritje si edhe strategjive të prodhimit.

Profili ynë i  Përshkrimit të Teknologjisë, thjeshtëson cështjet komplekse dhe velrëson një sërë cështjesh teknologjike, ku përfshihen gadishmëria, vlefshmëria e performancës dhe pjekuria e kërkesave, regullat dhe krahasimin e prodhimeve, etj.  Një informacioni i tillë përdoret për të ndërtuar fushat prioritare dhe për të bërë rekomandimet për fushat e mundëshme të investimit në përputhje me kërkesat e biznesit.

Skaneri i Teknologjisë ju ndihmon të:

  • Selektoni fushat e verimit të teknologjisë në veprime prioritare të suksesëshme;
  • Përkthen koherencën e teknologjive që lindin në raport me teknlogjitë dhe  tregun ekzistues;
  • Ju asiston të kuptoni përfshirjen e teknologjive aplikuese;
  • Kuptoni lidhjen midis fushave të padukshme të aplikimit të teknologjive
  • Zbulon shtigje dhe zgjidhje të reja të pakonsideruara më parë;

Kërkimi i zgjidhjeve

AOI është një kërkues zgjidhjesh në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar e cila përfshin një gamë të gjerë industrish dhe disiplinash për të gjetur zgjidhje në nivele të ndryshme. Ky pro}es I përshkallëzuar përfshin metoda unike për të artikuluar kërkesat dhe për t’I bërë ato prezente për inovatorët në fusha të ndryshme të industrisë dhe të teknologjive, duke përcaktuar një dokument të mirëartikuluar. Në vijim ky dokument shpërndahet në nivel ndërkombëtar tek subjekte të përzgjedhura të cilat mund të gjenden nëpërpjet AOI “kërkim zgjidhjesh”. Më në fund menaxherët e AOI administrojnë kërkesat dhe përgjigjet, bashkëpunojnë me klientët të vlerësojnë nivelin e propozimeve dhe drejtojnë klientët nëpërmjet zgjidhjeve.

Mundësimi i shërbimeve

Bashkëpunëtorët dhe partnerët tanë gëzojnë një eksperiencë të shumtë në vite dhe me shumë kompani të cilat gëzojnë reputacion dhe zotërojnë programe bashkëpunimi inovativ. Nëpërmjet tyre ne ndërtojmë shërbimet bazë pë rte ofruar shërbime të mundshme, trajnime dhe mjete të duhura për të fituar kompetenca në open innovation dhe vendosin programe të cilat mbëshesin dhe nxisin sukseset e inovacionit. Ky shërbim kalon nëpërmjet disa ekspertizave, të tilla si “shërbimi këshillues i ekspertëve”, “përshkrim I shpejtë I situates”, “program I trajnimit dhe I drejtimit”, “programi I inovacionit bashkëpunues”, si edhe “udhërrëfyesi I open innovation”.

Kërkimi i teknologjisë

Nëse ju jeni duke kërkuar mundësi përtej kapaciteteve dhe rrjeteve tuaja ekzistuese për të arritur sfidat e inovacionit, ju mund ta realilzoni tek AOI. Zotëruesit tanë të kërkimit të teknologjisë mund të përdoren për të arritur drejt inovacioneve të përmirësuara duke vlerësuar kërkimin nëpërmjet aksesit dhe vizibilitetit të përmirësuar dhe  duke përdorur zgjidhjet e gjetura të teknologjive të reja. Administruesi I AOI,  ju mundëson juve të zgjeroni këndvështrimin mbi produktet, të zgjeroni inovacionin e produkteve, të luani me zgjidhje të reja, të përmirësoni teknologjitë ekzistuese duke ndjekur hapat e tregut, si edhe të gjeni zgjidhje të reja të cilat ulin kostot dhe reduktojnë impaktin mjedisor të biznesit tuaj.

Shërbime me vlerë të shtuar

  • AOI përshpejton zgjidhjet në treg. Rrjeti i AOI-së kombinon afftësitë me industritë lider për të ofruar projekte të cilat shkojnë nga vizioni tek teknologjitë e reja, produktet prototype, funksionale në një kohë shumë të shkurtër. Duke gjetur teknologjitë në zhvillim përgjatë gjithë sektorëve të industrisë dhe duke i lidhur ato me idetë e reja të konsumatorëve, qendra i ofron kompanive vlera shtesë në krijimtari dhe produkte.
  • Testim psikometrik për grupet dhe lidershipet innovativë.

Qendra do të krijojë partneritete për të ndërtuar testin e parë psikometrik të industrisë, proflin inovativ bashkpnues i aplikuar për profesionistët e innovation dhe open innovation. Duke përdorur profilin si themelues,  do të punojmë me individët si edhe me grupet për të përmirësuar sjelljet bashkëpunuese dhe bashkëzhvilluese duke kuptuar më mirë forcën, dobësinë dhe motivimet. Ne do të vërtetojmë në mënyrë të vazhdueshme se personat të cilët performojnë në nivele të larta janë ata që punojnë në mjedise dhe pozicione të cilat janë konsistente me personalitetin e tyre, aftësistë dalluese dhe forcën e motivimit. Kështu ne asistojmë në perqasjen  midis personalietit të një personi,  me aftësinë dalluese dhe rolin e tyre si udhëheqës dhe drejtues të bashkëpunimit në inovacion.

Ekspertize teknike  në industry

Rrjeti i industrisë dhe i ekspertizës teknike i IAO përfshin grupe profesionistësh në një sërë fushash të veprimtarisë teknike dhe industriale, të cilat mund të plotësojnë kërkesat e tregut për shërbimet baze.

Kërkimi i partnerëve të synuar

Rrjeti i partnerëve të synuar është një kërkim i partnerëve të përzgjedhur të cilët plotësojnë disa kritere të paracaktuara. Kjo metodë përdoret kur një numër i selektuar partnerësh kërkohet në një kohë të caktuar për zgjidhe të caktuara. Ky proçes është tepër bashkëpunues, nëpërmjet të cilit punojmë në grupe për të caktuar kriteret e dëshiruara nga partnerët sipas informacionit që ne zotërojmë. Duke pasur një rrjet të gjerë ne vlerësojmë vetëm propozimet e nivelit më të lartë dhe marrim një vendimmarrje të shpejtë dhe të saktë. Metodologjia mbështetet në kombinimin e metodologjisë open innovation, eksperiencën në menaxhimin e projekteve, si edhe koordinimin e grupeve të punës të cilat ofrojnë një proçes përzgjedhës, selektues për t’iu përgjigjur kërkesave specifike.