ECOSYSTEM - ARTIHUB

Our Blog post image goes here

UNIVERSITETET DHE KOLEGJET

Institucionet e arsimit të lartë tashme ndodhen ne kryqëzimin e madh ku duhet te vendosin për t’iu shmangur formave klasike ku Universitetet përgatisin drejtuesit e shoqërive ne te ardhmen dhe duhet te marrin pjese ne transformimet teknologjike, social-ekonomike dhe kulturore.  Studentet që ndjekin institucionet e arsimit të lartë te cilat materializojnë ne praktika e tyre kërkimin e aplikuar dhe inovacionin janë  më te kërkuar në tregun e punës dhe sigurisht shumë me konkurrues ne vetëpunësim.
Karakteristikat e Universiteteve Inovative janë:

  • Ndjekin pulsin e tregut të punës.
  • Krijojnë partneritete përtej mureve të tyre.
  • Teknologjia është një fakt i domosdoshëm e jo me i nevojshëm.
  • Identiteti i formuar ne vite por dhe praktikat e drejtimit e menaxhimit janë unike. 
  • Përshtaten për të akomoduar nevojat e studentëve të sotëm.

INSTITUTET DHE QENDRAT E KËRKIMIT

Universiteti ka në përbërjen e tij disa institute të anëtarësuar që mundësojnë dhe  angazhohen në një gamë të gjerë të kërkimit. Institutet gjithashtu përmbushin rolin e tyre si institucione arsimore në nivelin e te diplomuarve, dhe janë të angazhuara për edukimin dhe trajnimin e njerëzve dhe talenteve të jashtëzakonshme.

QENDRAT E BIZNESIT DHE INNOVACIONIT

Qendra për mbështetjen e biznesit luan rolin e një one stop shop ku sipërmarrës ne fusha te ndryshme mundet te marrin shërbimet baze qe lidhen me; menaxhimin, marketingun dhe shitjen, operacionet dhe logjistiken, financën dhe kontabilitetin. teknologjitë dhe informatikën e biznesit, burimet njerëzore, shërbime legale, pasuritë e paluajtshme.
Qendrat e inovacionit janë hapësira bashkëpunuese ku studentët, stafi fakulteteve, Hulumtuesit, dhe start-ups punojnë në partneritet për të nxitur zbulime dhe të eksplorojnë teknologji të reja.

KORPORATA

Inovacioni i korporatave mund të përkufizohet si proces i implementimit nga ana e ndërmarrjeve te mundësive të reja që ofron inovacioni në modelet ekzistuese të biznesit. Kompanitë ekzistuese që angazhohen në inovacionin e korporatave zakonisht kanë një ekip të përkushtuar ndaj përpjekjeve për inovacion.

ORGANIZATAT

"Inovacioni organizativ do të thotë zbatimi i një metode të re organizative në praktikat e biznesit të ndërmarrjes, organizimit të vendit te punës apo marrëdhënieve me jashtë. Ndryshimet në praktikat e biznesit, organizimit të vendit te punës apo marrëdhënieve me jashtë qe bazohen në metoda organizative tashmë në përdorim në ndërmarrje, ndryshimet në strategjinë e menaxhimit, nuk konsiderohen inovacione.

INSTITUCIONET PUBLIKE

Sektori publik përfshin të gjitha korporatat publike dhe të qeverisjes së përgjithshme në nivel qendror, shtetërore dhe lokale. Nuk janë vetëm firmat që zhvillojnë inovacione; Gjithashtu subjektet e sektorit publik zhvillojnë inovacione duke futur metoda të reja për të ofruar shërbime publike cilësore dhe për t’ju përgjigjur më mirë nevojave të shoqërisë.